E Shtunë, 31 Tetor 2026

Josipoviç: Ekonomia kroate,e lënë pas dore


Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipovic, ka deklaruar se domosdoshmëria për rishikimin e buxhetit vjen nga gjendja e vështirë ekonomike, që për shumë vite është lënë pas dore. Josipoviç theksoi se investimet në fushën e shkencës, arsimit dhe teknologjive të reja janë thelbësore për zhvillimin, përparimin dhe daljen nga kriza. Kreu i shtetit i vlerësoi si shqetësuese tendencat për rritjen e deficitit buxhetor prej 4,2 për qind, si dhe rritjen e borxhit të brendshëm dhe të jashtëm.
Në të njëjtën kohë, presidenti kroat shprehu kënaqësinë e tij kur tha se me rishikimin e buxhetit, pagat dhe pensionet nuk do të ulen.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›