Turqi, arrin në 12 numri i të vdekurve nga përmbytjet
Ka arritur në të paktën 12 bilanci provizor i viktimave të përmbytjeve në Turqi, të cilat filluan mbrëmjen e djeshme në rajonin verilindor të provincës Rize, në Detin e Zi.
Televizioni privat turk "NTV" raporton se sipas autoriteteve, numri i viktimave mund të rritet pasi një numër i papërcaktuar personash rezultojnë ende të zhdukur. Zona më e goditur nga shirat e rrëmbyeshëm është Gundoglu. Forca e madhe e vërshimit të ujit ka shkaktuar çarje dhe rrëshqitje të tokës dhe për pasojë dhjetëra ndërtesa janë shkatërruar.
Me qindra persona kanë mbetur të pastrehë. Rrëshqitjet e tokës kanë shkaktuar edhe shkatërrimin e disa rrugëve, linjave telefonike dhe rrjeteve elektrike. Rajonet në brigjet turke të Detit të Zi goditen rregullisht nga përmbytje të mëdha për shkak të reshjeve të forta që bien në mënyrë sezonale.