E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi, virten 4 ushtarë nga një shpërthim

Katër ushtrarë turq mbetën sot të vdekur në provincën lindore Hakkari, pas shpërthimit të një mekanizmi të vendosur në një zonë operative ushtarake, deklaruan sot burime sigurie.
Njëri prej të vdekurve ishte një oficer i lartë, shtuan burimet, ndërkohë që vazhdojnë për mekanizma të tjera që mund të shpërthejnë. Ushtria turke është e është e angazhuar në një konflikt në pjesën juglindore të Turqisë kundrë militantëve separatistë të Partisë së Puntërove të Kurdistanit (PKK).
Rreth 40 mijë pesrona kanë humbur jetën gjatë luftimeve mes PKK-së dhe trupave ushtarake që nga vitit 1984, kur PKK-ja iu drejtua armëve me qëllimin për të krijuar shtetin e tyre etnik në juglindje të Turqisë.
Qeveria e Turqisë po punon kohët e fundit me "iniciativën kurde" që ka si synim të arrijë zgjidhjen e ankesave për diskriminimin që vazhdojnë për më teprë tre dhejtëvejçarë, me shpresën se kjo do të minimizojë mbështetjen për PKK-në.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›