E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia, kritika PE-së për nominimin e grupit Pussy Riot

Rusia ka kritikuar Parlamentin Evropian për nominimin e tre anëtareve të grupit muzikor rus, Pussy Riot, për Çmimin Sakharov.

Ministria e jashtme e Rusisë tha se Parlamenti Evropian po ndërhyn në çështjet e brendshme të Rusisë, duke nominuar tre femrat për këtë çmim prestigjioz.

Tre anëtaret e këtij grupi janë dënuar muajin e kaluar me dy vjet burg, për shkak se e kishin kënduar një këngë kritike ndaj presidentit të Rusisë, Vlladimir Putin, në një katedralë në Moskë.

Çmimi i Parlamentit Evropian, që shpallet më 26 tetor, dhe mban emrin e disidentit sovjetik Andrei Sakharov, dhe jepet që nga viti 1988.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›