E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i ligjeve shqyrton kalendarin, debate për ligjin me 3/5

Komisioni i ligjeve ka nisur sot me debate mes opozitës dhe pozitës në lidhje me kalendarit të punimeve. Në nisje të mbledhjes së sotme, deputetët e opozitës janë shprehur kundër shqyrtimit të ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar, për të cilat, sikundër edhe në Konferencën e Kryetarëve kane kërkuar më shumë kohë.

Deputeti Fatmir Xhafaj deklaroi se në të mirë të reformave është kërkuar më shumë kohë për liget që kërkojnë 3/5 e votave, por një kërkesë e tillë u quajt si e papranueshme nga maxhoranca.

Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmajli ka theksuar se koha e shqyrtimit të ligjeve me 3/5 parashikohet në kalendar dhe nuk mund të akordohet një kohë e pacaktuar për projektligjet.

Në Konferencën e Kryetarëve opozita nuk miratoi kalendarin tre javor të punimeve të Kuvendit, ndërkohë që në të u përfshinë ligjet me 3/5 e votave pa konsensusin e saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›