Turqia: Zgjedhjet në Shqipëri, sipas standardeve
“Turqia përshëndet zhvillimin e këtyre zgjedhjeve sipas standardeve fondamentale të demokracisë. Ne gjithashtu dëshirojmë të theksojmë marrëdhëniet perfekte që ekzistojnë mes dy shteteve dhe forcimin e bashkëpunimit në vijimësi”-thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë.
Ministria turke theksoin se qeveria e re që pritet të formohet në bazë të rezultatit të këtyre zgjedhjeve do të ndihmojë Shqipërinë të forcojë rolin e saj si faktor stabiliteti në rajon. Gjithashtu, Turqia ofron mbështetjen e saj për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve.
"Turqia është, si gjithmonë, e përgatitur për të vazhduar mbështetjen e saj ndaj Shqipërisë, e cila ka arritur përparim të rëndësishëm në udhën e demokracisë, stabilitetit dhe të zhvillimit. Në të njëjtën mënyrë, Turqia është e prirur të vazhdojë marrëdhënie të shkëlqyera, në të gjitha fushat e bashkëpunimit edhe në periudhën në vijim”-thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme turke.