E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqia: Zgjedhjet në Shqipëri i plotësuan standardet

Në një deklaratë për shtyp të ministrit të Punëve të Jashtme të Turqisë, thuhet se: “Turqia përshëndet zhvillimin e këtyre zgjedhjeve sipas standardeve fondamentale të demokracisë. 

ANKARA- Qeveria turke përshëndeti dje zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, që sipas saj përmbushën standardet ndër-kombëtare. Në një deklaratë të djeshme për shtyp të ministrit të Punëve të Jashtme të Turqisë, thuhet se: “Turqia përshëndet zhvillimin e këtyre zgjedhjeve sipas standardeve fondamentale të demokracisë”. Në këtë njoftim thuhet gjithashtu se, Turqia do të vazhdojë të mbështesë Shqipërisë për forcimin e mëtejshëm të demokracisë, stabilitetit dhe progresit të saj. “Ne gjithashtu dëshirojmë të theksojmë marrëdhëniet perfekte që ekzistojnë mes dy shteteve dhe forcimin e bashkëpunimit në vijimësi”, - ka theksuar kreu i diplomacisë turke. Mandej, ai ka vënë në dukje se qeveria e re që pritet të formohet në bazë të rezultatit të këtyre zgjedhjeve do të ndihmojë Shqipërinë të forcojë rolin e saj si faktor stabiliteti në rajon.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›