E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqia, artileri të rëndë në kufi me Sirinë

Turqia ka zhvendosur raketa-hedhes dhe artilerine e rende, pergjatë kufirit më Sirinë, një javë pas ushtria siriane goditi dhe rrezoi një avion ushtarak turk. Kolona automjetesh ushtarake jane pare nga Baza e Iskenderun-it dhe Dijabakër-it drejt kufirit, shumë pranë zonës ku u rrëzua avioni F4-Fantom.
 

Zyrarët turq e kanë vlerësuar këtë zbarkim si “masë paraprake”, pak ditë pasi një aeroplan turk u rrëzua nga Siria.

Kryeministri turk, Rexhep Tajip Erdogan ka tërhequr vërejtjen se në rast se ndonjë njësi ushtarake e Sirisë drejtohet nga kufiri dhe kërcënon atëherë ai do të jetë në shënjestër të trupave ushtarake turke.

Ai ka thënë se Ankaraja nuk do të lejojë shkelje të tjera të Sirisë në kufi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›