E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbi, Daçiç mandatohet për të krijuar qeverinë

Kreu i Partisë Socialiste, Ivica Daçiç është mandatuar për të formuar qeverinë e re serbe.

Lajmi është bërë i ditur nga Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliç i cili ka deklaruar se ia ka dhënë mandatin për të formuar qeverinë e re kreut të Partisë Socialiste, Ivica Daçiç.
 

Në një konferencë për shtyp pas takimit me Daçiçin, Nikoliç ka thënë se, koalicioni SPS-PUPS-JS ka arritur të sigurojë shumicën parlamentare. Ai ka shtuar më tej se çfarëdo qeverie që të zgjedhet, ajo do të ecë drejt rrugës evropiane.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›