Rusia mohon mbështetjen e planit të Annan për Sirinë
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka mohuar raportet se Moska ka mbështetur një plan tranzicioni për Sirinë, ku përfshihet edhe thirrja që presidenti Bashar al-Asad të japë dorëheqje në favor të një qeverie të unitetit kombëtar.
Një zyrtar amerikan, tha të mërkurën se i dërguari ndërkombëtar Kofi Annan kishte siguruar Uashingtonin se Rusia e mbështet planin, dhe se fuqitë botërore që mblidhen në Gjenevë më 30 qershor për bisedime për Sirisë, gjithashtu e kishin mbështetur atë.
Ndërkaq edhe BBC raportoi se diplomatët perëndimorë thonë se kabineti i propozuar mund të përfshijë pjesëtarë të opozitës dhe qeverisë, por me kusht që të kenë kredibilitet. Kjo gjë do të diskutohet në një mbledhje të grupit veprues të OKB-së të shtunën, në Gjenevë. Mendohet se presidenti Bashar al-Assad nuk do të jetë pjesë e kësaj qeverie.
Ndërkohë që dhuna vazhdon në Siri. Të mërkurën persona të armatosur mësynë një stacionin televiziv pro-qeveritar dhe vranë shtatë
persona.
Sipas agjensisë së lajmeve “Sana”, ata i vunë flakën redaksisë së lajmeve në televizionin"Ikbarija" që ndodhet në jug të Damaskut. Aty humben jetën gazetarë dhe roje të sigurisë.