E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthim jashtë pallatit të drejtësisë në Damask

Televizioni shtetëror i Sirisë tha se një bombë ka shpërthyer jashtë pallatit të Drejtësisë në qendër të Damaskut.

Nuk ka informacione për dëmet e shkaktuara nga shpërthimi që ndodhi në parkingun e kompleksit.

Televizioni shtetëror e përshkroi shpërthimin si “sulm terrorist”.

Siria është goditur nga një seri shpërthimesh kohët e fundit, duke lënë të vdekur shumë njerëz, ndërs konflikti mes qeverisë dhe luftëtarëve opozitarë po përshkallëzohet.

Shumica e shpërthimeve kanë në shënjestër komplekset e sigurisë së presidentit Bashar al-Asad.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›