Turqia dhe Egjipti në kërkim të aleancës

Egjipti dhe Turqia po diskutojnë plane për heqjen e kufizimeve të vizave dhe së fundmi, kryen stërvitje detare të përbashkëta në Mesdhe. Turqia ka ofruar një paketë 2 miliardë dollarë ndihma dhe ka diskutime edhe për mundësinë që Turqia të ndihmojë Egjiptin për restaurimin e ndërtesave të epokës osmane.
Një seri marrëveshjesh bashkëpunimi pritet të njoftohen së shpejti, kur Kryeministri Recep Erdogan do të vizitojë Kajron. Ai drejton një parti me rrënjë islamike, ndërkohë që edhe Presidenti aktual i Egjiptit, Mohamed Morsi, vjen nga Partia e Vëllazërisë Myslimane.
Aleanca e re është krijuar si pasojë e rrëzimit kataklizmik të Hosni Mubarak në Egjipt dhe nga lufta e përgjakshme civile në Siri.
Megjithëse pozicioni i Egjiptit prej kohës është dobësuar për shkak të dobësive ekonomike dhe rënies së fuqisë diplomatike, ky vend mbetet i rëndësishëm në rajon, për shkak të aleancave që ka me Arabinë Saudite dhe Jordaninë.