Lajmi/Bamir Topi del kundër pronarëve, urdhëron Oketën të bojkotojë votimin për kthimin e banesave
Kur është fjala për çështje të mëdha, partitë politike në Parlament mbajnë qëndrime të vendosura parimore në sinkron të plotë të vlerave dhe programin e tyre. Ditën e djeshme në kuvendin e Shqipërisë u zhvillua një betejë parimore mes së Djathtës dhe së Majtës për të drejtat e ish-pronarëve. Ashtu siç pritej, projektligji “Për lirimin e banesave pronarëve të ligjshëm nga qytetarët e pastrehë”, ka ngjallur debate të ashpra mes ligjvënësve demokrat dhe socialist në Kuvend, ndërsa të tjerët kanë heshtur me abstenim ose janë zhdukur pa lënë gjurmë.
Megjithëse as nuk mund të mendohej një qëndrim tjetër i PS-së, ish-Partisë së Punës, pasi çdo organizëm i dalë prej saj ka në ADN-në luftë klasore dhe nuk shqiten dot nga ai mentalitet e praktikë.
Por bashkë me deputetët e PS është bashkuar edhe deputeti i partisë së Topit, Gazmend Oketa. Edhe ky si opozita ka bojkotuar votimin dhe kjo nxjerr në pah qartë se kush është Oketa dhe Bamir Topi, të vetëshpallur të djathtë.
Kjo sjellje dëfteu për të gjithë një politikan pa fibër morale.
Së pari, ish-deputeti i PD-së, Oketa ka deklaruar më parë se nuk do të votonte kurrë kundër ligjeve të propozuara nga e djathta qeverisëse.
Së dyti, në një provë vendimtare për kauzën 70 vjeçare të ish-pronarëve, numri i dy i partisë së Topit, deputet falë edhe votave të ish-pronarëve durrsakë, e tregoi vetëm se çfarë hipokrizie fshihet pas asaj fytyre të qeshur.
Ndërsa Bamir Topi njihet për akuzat si përvetësues i pronave të Hanko Topi, është Koketa e Bamirit që uli kokën dhe del papritur jashtë sallës së Kuvendit, në mënyrë demonstrative kundër interesave të asaj kategorie që ka deklaruar se do të luftojë me mish e me shpirt. Në fakt doli i pashpirt jo vetëm që nuk del në krah të lehtësimit të kalvarit të shtresës së ish-pronarëve, por indirekt mbron “zaptimin” e pronave dhe shtëpive nga komunistë e sigurimsa. Ish-pronarëve i janë sekuestruar pronat pa të drejtë kthimi nga shefa partia e degë të brendshme, ndërsa të zotëve të shtëpive (vila të bukura) kanë bërë internim në baraka.
Sido që të jetë bojkoti i seancës parlamentare pas asnjë motivacion nga ana e Oketës, kur votohej akti normativ që lirimin e banesave pronarëve të ligjshëm, është baras me një akt “tradhtie” ndaj kauzës për të cilën janë shprehur se do të mbrojnë.
Padyshim pas 70 viteve, me votimin e aktit normativ për lirimin e banesave pronarëve të ligjshëm nga qytetarët e pastrehë drejtësia vihet në vend, është për tu përgëzuar ky vendim, merr fund një ëndërr e keqe 70 vjeçare, merr fund kalvari i drejtësisë që nuk e kemi pasur, merr fund padrejtësia.