Rama: Nuk terhiqemi nga bojkoti e protestat
Partia Socialiste nuk terhiqet nga protestat masive ne te gjithe vendin dhe paralajmeron se nuk do te beje as edhe nje hap prapa nga bojkoti. Kryetari i selise roze, Edi Rama, tha dje javen e ardhshme, socialistet do te shkojne qytet me qytet per te protestuar per demokracine. "Ne nuk bejme asnje hap prapa. Le te rije Sali Berisha pa opoziten ne Parlament. Ne do te qendrojme jashte atij parlamenti te marre peng dhe me qytetaret do te vijojme betejen per lirite dhe te drejtat qe nuk blihen dhe as nuk negociohen", beri te qarte Rama, duke shtuar se protestat do te vijojne ne te gjithe vendin. Kreu socialist, theksoi se PS eshte me e vendosur se kurre, qe ti tregoje Sali Berishes, se nuk behet dot mbret dhe aq me pak te vendose nje rend tjeter ne vend, vec atij ligjor. Nga ana tjeter, kryesocialisti, i kerkoi publikisht, Prokurores se Pergjithshme, Ina Rama, qe te hape menjehere hetimin per akuzat qe kryeministri Sali Berisha ka drejtuar ne adrese te tij. "Kryeprokurorja duhet te kerkoje nga Berisha prova e fakte ne lidhje me 10 padite penale te depozituara ne Prokurori kunder tij per akuzat e bera. Saliu duhet te tregoje nese ka qofte edhe nje prove te vetme mbi akuzat e tij te shpifura", tha Rama. Kreu socialist, tha se kryeministrin e genjen mendja, se do te munde te zbrapse opoziten me gjuhen e shpifjes dhe te sharjes. "Perkundrazi, ai keshtu na con perpara ne aksionin tone deri ne largimin e tij, nese nuk hapen kutite e votimit", tha Rama. Sipas tij, nuk mund te kete dialog, pa u hapur kutite e votimit. Ndaj opozita do te protestoje sipas Rames, pa kufi, ne mbrojtje te parimeve dhe te vlerave te demokracise. Ne kete kuader, Rama perjashtoi pergjegjesine e opozites si shkaktare e krizes ne vend. Sipas tij, bojkoti nuk eshte shkaku i kris, por cenimi cdo dite qe i behet lirise dhe te drejtave nga kryeministri i vendit. "Barbaria e pushtetit, eshte kthyer ne agresion ndaj vendit dhe qytetareve. Kjo po e con gjithnje e me shume bindjen dhe vullnetin tone, per te vijuar. Ne javet e ardhshme, do te protestojme ne te gjithe vendin, per krizen e demokracise se vendit", tha Rama. R. Rapushi