E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqia kërkon ndjesë!

Erdoan është lideri i parë turk që kërkon ndjesë.

Vrasjet ndodhën kur ushtria turke shkatërroi një rebelim kurd në Dersim, duke përdorur bombardime nga ajri dhe helmim me gaz.

Kërkesa për ndjesë e liderit turk vjen në një kohë që tensionet mes Turqisë dhe Partisë Punëtore të Kurdistanit kanë arritur nivele të larta.

Erdogan bëri apologjinë gjatë një takimi të partisë së tij në kryeqytetin Ankara. “Nëse është e nevojshme që të kërkoj ndjesë në emër të shtetit, në qoftë se ka një praktikë të tillë në libra, unë do të kërkoja dhe po kërkoj ndjesë”, tha Erdoan.

Vrasjet ndodhën mes viteve 1936-1939, kur popullata kurde e Dersimit- (rajon i njohur tashmë si Tunceli)- i rezistoi përpjekjeve në republikës së re turke për të vendosur autoritetin e saj në rajon.

Kjo është një çështje shumë e ndjeshme për nacionalistët turq, pasi personi i njohur si “babai i Turqisë”, Mustafa Kemal Ataturku, ishte president në atë kohë ndërkohë që vajza e tij e adoptuar mori pjesë në operacione si pilote.

Dersimi është ngjarja më tragjike në historinë moderne të Turqisë. Është një fatkeqësi që duhet të hetohet me guxim.  Partia që duhet të përballet me këtë nuk është Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP). Është CHP-ja (partia e Ataturkut, e vetmja ne vend asokohe ), ajo që është pas kësaj fatkeqësie të përgjakshme, e cila duhet të përballet me këtë incident”, tha Erdoan./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-11-23 17:31
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›