E Shtunë, 31 Tetor 2026

Piramida “dënohet me vdekje”

Kjo pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi sot për herë të dytë kërkesën e opozitës aktuale, e cila kërkon që të shfuqizojë ligjin e miratuar në Parlament nga mazhoranca për shembjen e Piramidës dhe ndërtimin atje të ndërtesës së Parlamentit të ri.

Piramida e ndërtuar nga Enver Hoxha, që aktualisht nuk ka asnjë funksion në pjesën më të madhe të saj, kërkohet të ruhet.

Vendimi paraprak u publikua në faqen e Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilës kërkesa rrëzohej për mos plotësim të kushteve të parashikuara nga 45 i ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 "Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”. Tashmë, anëtarët e kësaj gjykate do të japin një vendim përfundimtar në ditët në vijim. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-11-23 17:13
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›