Vendimi për Xhuvanin vë në lëvizje Min. e Drejtësisë

Kreu i kësaj ministrie, Eduart Halimi, ka kërkuar inspektime. Kostandin Xhuvani u dënua me dy vite burg nga Gjykata e Tiranës, për vrasjen e një bashkëmoshatari të tij, vrasje e cila u theksua për vetëmbrojtje.
Sipas Halimit, "kontrolli i prokurorisë do të bëhet për politikën penale të dënimit të ndjekur". "Kontroll Prokurorisë për përparimin e drejtësisë dhe barazisë në subjektet e procedimit penal. Për konkluzionet e kontrollit do të njoftojmë Prokurorinë e Përgjithshme, Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe Presidentin", deklaroi Halimi.
Gjykata e Tiranës e dënoi Konstandin Xhuvanin me dy vite burg për vrasjen me armë zjarri në Qytetin Studenti më 12 shkurt të këtij viti. Xhuvani u deklarua fajtor për veprat penale të “vrasjes së kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” në dëm të shtetasit Alfed Musabelliu dhe për “prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”.
Në të njëjtin vendim u deklarua fajtor edhe i bashkëpandehuri i tij, Albi Zela, i cili u dënua me 14 muaj burg për kryerjen e veprës penale të “moskallëzimit të krimit”. /Start/
2011-11-23 17:41