E Diel, 1 Nëntor 2026

Turqia në ndihmë të Greqisë për shuarjen e flakëve

"Ne ndajmë dhimbjen me fqinjin tonë grek dhe shpresojmë që zjarret të shuhen sa më shpejt të jetë e mundur'', theksoi ministria në një komunikatë.
     
Shefi i diplomacisë turke, Ahmet Davutoglu i telefonoi sot homologes greke Dora Bakojani, për t'i thënë se ''Turqia është e gatshme për të dhënë ndihmën e saj në çdo kohë''.
     
''Rreth 10 avionë mbahen në gatishmëri për rastet kur Greqia do të ketë nevojë për përforcime shtesë'', theksoi ministri turk i Mjedisit.
     
Qindra ushtarë të specializuar për fikjen e zjarreve kanë luftuar për të tretën ditë radhazi për shuarjen e zjarreve që kanë kërcënuar qindra banesa në periferi të Athinës. Rreth 15 000 hektarë pyje janë përfshirë nga flakët.
     
Turqia dhe Greqia që kanë pasur gjithmonë marrëdhënie të vështira, por që janë të dyja anëtare të NATO-s kanë rritur këto vitet e fundit bashkëpunimin përsa i përket administrimit të katastrofave natyrore.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›