Turqia ndërton aeroportin më të madh ne botë

Siç njoftoi ministri turk i Transportit Binali Jildirim, tenderi për projektin do të publikohet më 3 maj të këtij viti dhe ndërtimi i aeroportit do të zgjas 42 muaj.
Aeroporti i ri do të ndërtohet në veri të Stambollit në anën evropiane të qytetit pranë Detit të Zi i cili do të lejoj bartjen më të lehtë të udhëtarëve, transmeton portali Mesazhi.
Sipas ministrit, aeroporti i ri do të ketë tri pista që do të jenë në gjendje për të pranuar uljen e aeroplanëve me pesha të mëdha si Airbus 380 dhe Boeing 787.
Të dyja aeroportet aktuale, Ataturk në anën evropiane të Stambollit dhe Sabiha Gokcen në anën aziatike nuk janë të mjaftueshme për nevojat e pasagjerëve dhe jemi të detyruar për të ndërtuar edhe në një aeroport të tretë të udhëtarëve, tha Ministri turk i Transportit. /Indeksonline/