E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqia, ndihma për në Shkodër

Shteti turk vazhdon të kontribojë me ndihma për të përmbyturit e Shkodrës. Pas ndihmave ushqimore, çadrave, mjeteve fluturuese etj, Turqia i ka dorëzuar sot Kryqit të Kuq Shqiptar një mijë batanije dhe 150 çadra si ndihma humanitare. Mësohet se në ditët në vazhdim qeveria e Turqisë do të sjellë ndihma ushqimore, barna dhe pajisje mjekësore të cilat do t`ju vijnë në ndihmë banorëve të prekur nga përmbytjet. Turqia është një ndër vendet që ka kontribuar më shumë me ndihma në përmbytjet e Shkodrës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›