E Diel, 1 Nëntor 2026

Turqia nuk do të mbetet indiferente ndaj Sirisë

Presidenti i Turqisë, Abdullah Gul, deklaroi në Londër se Ankaraja nuk do të mbetet indiferente ndaj krizës siriane dhe se do t'i mbështesë kërkesat e sirianëve.

Gul tha se në Siri janë të nevojshme reforma fundamentale, por se Turqia më nuk i beson aleatit të saj të deritanishëm, Bashar al Assadit.

"Edhe krahas kontakteve të shpeshta personale me Assadin dhe premtimet se do të bëjë ë reforma në vend, nuk pati kurrfarë ndryshimesh konkrete", tha Gul, duke nënvizuar se e gjithë ajo që duhej të bëhej në Siri është shumë pak dhe vjen shumë vonë.

Gul ndodhet për vizitë zyrtare treditore në Britaninë e Madhe, si mysafir i mbretëreshës Elizabeta. Mbretëresha britanike organizoi darkë solemne për mysafirin e lartë nga Turqia.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›