Milan nuk ndalet në Seria A

Ekipi kuq e zi ka fituar në udhëtim kundër Chievos me rezultatin 2-1. Fillimisht për Milanin shënoi Robinho në pjesën e parë për rezultatin 1-0. Në pjesën e dytë barazoi Chievos përmes Hernandez.
Megjithatë hyrja në lojë e Patos e ngjalli lojën e Milanos, i cili në minutën e 84-të shënoi golin e avantazhit për fitoren e sigurt.
Milan ruan kreun me këtë fitore të vlefshme në udhëtim.