Berisha përurime rrugësh në fshatra të Jonit
Ndërtimi i këtyre rrugëve të parametrave bashkëkohorë, një investim i buxhetit të shtetit me vlerë rreth 300 milion lekë, e ka bërë tepër të lehtë arritjen e këtyre plazheve, si dhe i ka dhënë një pamje moderne infrastrukturës së kësaj zone turistike, duke nxjerrë edhe më në pah bukurinë natyrore të saj.
Fillimisht, Kryeministri u ndal në fshatin Vuno, ku inauguroi rrugën në Jal. Duke e konsideruar një nga rrugët më të bukura që lidh fshatin Vuno me rrugën kombëtare, investim prej 210 milion lekë, Kryeministri tha se Vunoi është një fshat me potencial të madh turistik, në të cilin qeveria ka investuar për përmirësimin e infrastrukturës në shumë drejtime.
“Investimet në këtë fshat nuk kufizohen vetëm në rrugën, por është investuar edhe në ujësjellës dhe me një modifikim të ri të projektit, të tre lagjet e tij do të marrin ujë 24 orë, investohet në sheshin dhe në të gjithë infrastrukturën e këtij fshati. Vjet, ne inauguruam fillimin e rrugës, sivjet inaugurojmë përfundimin e saj, pra, inaugurojmë ndryshimin. Dua të theksoj një moment. Ky fshat ka pasur në të shkuarën tre anëtarë të Byrosë Politike, nipërit e tyre sot qeverisin Partinë Socialiste. Absolutisht, nuk i asfaltuan atij një kilometër rrugë dhe e lanë pa ujë 50 vjet”, u shpreh Berisha.
Më pas, Kryeministri u ndal në Livadhë, ku inauguroi rrugën që të çon në këtë plazh.