Turqia shmang krizën e gazit, mbështetet tek Irani
Ankara - E teksa Rusia ka ndërprerë furnizimin me gaz natyror të Evropës Juglindore, Turqia duket se do të gjej mbështetjen e Iranit për të përballuar nevojat e saj. Ministri Turk i Energjitikës, Hilmi Gyler, ka deklaruar se autoritetet e Teheranit i kanë premtuar për rritje të sasisë së furnizmit me gaz natyror. Irani furnizon mesatarisht një të tretën e gazit turk.