Izraeli: Kemi vrarë 130 ushtarë të Hamasit
Tel-Aviv - Vetëm 130 nga 570 të viktimat palestineze gjatë sulmeve izraelite të ditëve të fundit janë ushtarë. Ushtria izraelite ka bërë të ditur se ka vrarë 130 luftëtarë të Hamasit që nga fillimi i ofensivës tokësore në Rripin e Gazës të shtunën në mbrëmje. Mijëra ushtarë izraelitë hynë të shtunën në mbrëmje në Rripin e Gazës, në ditën e tetë të një ofensive të përgjakshme ajrore kundër Hamasit, lëvizja islamike që kontrollon Rripin e Gazës. Disa njësi këmbësorie, autoblinda, xhenio dhe zbulimi marrin pjesë në ofensivën tokësore që është mbështetut nga aviacioni, artileria dhe marina, citon AFP. Ndërkohë, mbi 560 palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 2 700 të tjerë janë plagosur në Rripin e Gazës.