E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozi në Damask, kërkon mbështetjen e Sirisë për armëpushim

Damask - Presidenti francez, Nicolas Sarkozy ka mbërritur në Damask ku pritet të diskutojë rreth arritjes së një armëpushim në Rripin e Gazës në axhendën e tij ka takime me krerët më të lartë sirian. Ai pritet të takohet me presidentin Bachar al-Assad nga i cili do të kërkojë mbështetje për ndërhyrje në arritjen e armëpushimit.

Presidenti francez ka filluar dje një turne dyditor në Lindjen e Mesme ndërsa luftimet po bëjnë kërdinë në Gaza, ku Izraeli ka ndërmarrë më 27 dhjetor një ofensivë të madhe kundër islamikëve të Hamasit që kontrollojnë territoret. Sarkozy shkoi në Egjipt, në Izrael dhe në Cisjordani dje. Pas Sirisë, ai do të përfundojë misionin e tij me një vizitë në Liban sot.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›