E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bush:Hamasi,shkaktar i gjendjes në Gazë

Për herë të parë që nga fillimi i ofensivës ushtarake në Gazë, presidenti Xhorxh Bush foli në një konferencë shtypi të transmetuar me televizion, ku ai u shpreh edhe për Lindjen e Mesme. Presidenti nuk bëri komente gjatë javës së parë të operacionit ushtarak të Izraelit. Ai ishte me pushime në fermën e tij në Teksas dhe la zëdhënësin që të komentonte në vend të tij, për krizën në Lindjen e Mesme. Presidenti Bush foli pas takimit me zëvendës presidentin sudanez. Fillimisht Presidenti foli për gjendjen në Gazë të premten, në fjalmin e tij të përjavshëm në radio. Dje, ai bëri komente për gazetarët, që i kishte thirrur për pak kohë në zyrën e tij, për të qenë të pranishëm në momentet e fundit të takimit me Zëvendëspresidentin e parë të Sudanit, Salva Kiir. Presidenti tha se e justifikonte veprimin e Izraelit për t'u vetëmbrojtur dhe se situata aktuale në Gazë ishte shkaktuar nga Hamasi. "Unë e kuptoj dëshirën e Izraelit për t'u vetëmbrotjur dhe se gjendja e krijuar tashmë në Gazë është shkaktuar nga Hamasi," - tha Presidenti. Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë Hamasin organizatë terroriste dhe ndërsa i kërkoi Izraelit të bëjë ç'është e mundur për të kufizuar numrin e viktimave mes civilëve, Presidenti Bush nuk bëri thirrje që t'i jepet fund sulmit. Në komentet tij në Shtëpinë e Bardhë ai e bëri edhe një herë të qartë se mendon që Hamasi po i shfrytëzon njerëzit në Gazë për arritjen e synimeve të militantëve. "Në vend që të kujdeset për popullin në Gazë, Hamasi ka vendosur ta përdorë Gazën për hedhjen e raketave, për të vrarë izraelitë të pafajshëm. Dhe Izraeli duket se ka vendosur të mbrojë popullin e vet," -tha Presidenti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›