Turqia shpall sanksionet mbi Francën

Erdoan bëri me dije se ambasadori turk në Francë është thirrur në Ankara për konsultime. Po ashtu ai njoftoi anulimin e të gjitha kontakteve zyrtare me Francën, si shenjë hakmarrjeje ndaj miratimit të projektligjit.
Projektligji i miratuar sot nga Asambleja e Përgjithshme e Francës parashikon deri në një vit burg dhe deri në 45 mijë euro gjobë për çdo person i cili mohon që vrasja e armenëve në vitin 1915 ka qenë gjenocid.
Turqia, si anëtare e NATO-s, është një aleate strategjike e Francës dhe një ndër partnerët më të mëdhenj tregtarë (i njëmbëdhjeti).
Përveç thirrjes së Ambasadorit turk në Francë për Konsultime, Erdoan tha se “që nga ky moment ne anulojmë të gjitha aktivitetet bilateral politike, ekonomike dhe ushtarake”.
Sanksionet që Turqia vendosi ndaj Francës:
-Thirrjen për konsultime të ambasadorit turk në Paris
-Anulimin e të gjitha aktiviteteve politike ekonomike dhe ushtarake
-Anulimin e të gjitha stërvitjeve ushtarake
-Anulimin e të gjitha llojeve të konsultimeve politike me Francën
-Çdo avion ushtarak francez që kërkon të fluturojë mbi Turqi duhet të marrë leje veçmas
-Anulimin e të gjitha bashkëpunimeve me Francën në kuadër të përafrimit me Bashkimin Evropian
-Duke filluar nga sot, asnjë anije ushtarake franceze nuk do të lejohet të hyjë në portet turke
-Turqia nuk do të marrë pjesë në takimin e ministrave të Ekonomisë për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve të parashikuar për në vitin 2012
Kryeministri turk tha se në të ardhmen e afërt mund të ndërmerren masa të tjera kundër Francës.
Turqia nuk pranon termin “gjenocid” për përshkrimin e vrasjeve të Armenëve në kohën e Perandorisë Osmane. Armenia pretendon se turqit nën Perandorinë Osmane kanë vrarë rreth 1.5 milionë armenë në vitet 1915-1916. Ankaraja ngul këmbë se kjo shifër nuk i kalon 300 000, dhe nga ana tjetër thotë se gjatë luftës janë vrarë edhe dhjetëra mijëra turq. Ngjarjet kanë ndodhur në Anatolia, pasi Rusët në bashkëpunim me armenët pushtuan lindjen e Turqisë.
Vetë ministri francez i Punëve të Jashtme, Alain Juppe, ka kundërshtuar publikisht projektligjin. Ai kritikoi propozimin e projektligjit, i cili pason njohjen e vrasjeve si gjenocid që Franca ka bërë në vitin 2001. Por asokohe nuk ishte kërkuar asnjë ndëshkim për mohimin e gjenocidit. “Projektligji është i padobishëm dhe kundraproduktiv”, tha Juppe.
Qëndrimi i Juppesë bie në kundërshtim me qëndrimin e Presidentit Sarkozi, i cili e ka mbështetur atë. Mendohet që mbështetja e Sarkozisë për projektligjin vjen pasi në Francë jetojnë rreth 500 mijë armenë dhe vota e tyre do të jetë tepër e rëndësishme në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.
E përditshmja franceze, “Le Monde”, ka publikuar sot një sondazh, sipas të cilit 64% e popullsisë franceze e kundërshtojnë projektligjin.
/Start/F. Prroni/
2011-12-22 18:13