E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pragë, sot mbahet funerali shtetëror për Vaslav Havel

Udhëheqës botërorë janë mbledhur në Pragë për të marrë pjesë në funeralin shtetëror që do të mbahet sot për nder të Vaslav Havel, heroit të Revolucionit të Kadifenjtë dhe presidentit të parë post-komunist të ish-Çekosllovakisë.

Ceremonia për ish-presidentin Havel, i cili ndërroi jetë të dielën në moshën 75 vjeçare, do të mbahet në Katedralen St.Vitus, në Kështjellën e Pragës. Pas funeralit, trupi i Havelit, sipas kërkesave të familjes, pritet të digjet dhe më vonë hiri i tij, sipas reporterëve çekë, pritet të varroset pas Krishtlindjeve.

Personalitete të njohura pritet të marrin pjesë në ceremoninë e sotme, përfshirë presidentin francez, Nikolas Sarkozi, sekretaren amerikane të shtetit, Hilari Klinton dhe ish-presidentin amerikan, Bill Klinton, kryeministrin britanik, Dejvid Kamerun, kryeministri shqiptar Sali Berisha e shumë personalitete të tjera. Ndërkohë, ish-sekretarja amerikane e shtetit, Madeline Olbrajt, pritet të mbajë një fjalim gjatë kësaj ceremonie.


Ish-presidenti çek Havel ndërroi jetë ditën e djelë në moshën 75-vjeçare. Laureati i çmimit Nobel për Paqe, dhe heroi i Revolucionit të Kadifenjtë, që i dha shtetit pavarësinë në vitin 1989, ka shërbyer si president nga viti 1989 deri më 2003. Pas dhënies së lajmit për ndarjen nga jeta të Havel, zëdhënësja e tij Sabina Tançenova tha se kishte vdekur ndërsa ishte në gjumë.

Vaclav Havel, ishte shkrimtari disident i cili u bë presidenti i parë i Çekosllovakisë i periudhës post komuniste. Si president, ai kryesoi mbi tranzicionin Çekosllovakisë në demokraci dhe në një ekonomi të tregut të lirë.Havel mori famë ndërkombëtare si një dramaturg disident në vitet 1970 me përfshirjen e tij me manifestin e të drejtave të njeriut “Charter 77”. Ai Ishte një dramaturg çek, eseist, poet, disident dhe nje politikan. Ai ishte Presidenti i dhjetë dhe i fundit i Çekosllovakisë ne vitet 1989-1992 dhe Presidenti i parë i Republikës Çeke në vitet 1993-2003 . Havel ka marrë Medaljen Presidenciale të Lirisë amerikane, Medaljen e Lirisë në Filadelfia, Urdhri i Kanadasë, dhe shumë tituj të tjerë.

Ai gjithashtu u votua i 4-ti në “Prospekt Magazine” në vitin 2005, ndër 100 intelektuale në mbarë botën . Havel është nënshkrues e themelues i Deklaratës së Pragës në ndërgjegjen evropiane dhe komunizëm. Prej vitit 1960, puna e tij u përqëndrua në politikën e Çekosllovakisë. Pas Pranverës së Pragës, ai u bë gjithnjë e më aktive.

Në vitin 1977, përfshirja e tij me manifestin e të drejtave të njeriut solli dhe një famë ndërkombëtare si udhëheqës i opozitës në Çekosllovaki, por gjithashtu ishte ajo që e çoi në burg. Në vitin 1989 "Velvet Revolution” e çoi atë drejt presidencës. Në këtë rol ai udhëhoqi Çekosllovakinë dhe më vonë Republikën Çeke për demokraci. Vaclav Havel ka lindur në vitin 1936. Mbi të gjitha Vaclav Havel ishte njeriu që jo vetëm ndihmoi të shkatërrojë shtypjen komuniste, por e arriti këtë pa gjakderdhje .

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›