E Martë, 3 Nëntor 2026

Turqia sulme ajrore ndaj 29 objektivave në Irak dhe Siri: Goditëm grupet terroriste

Teksa të gjithë janë të përqendruar në Jemeni dhe Gaza, një tjetër sulm ka ndodhur në rajonin e Lindjes së Mesme.

Kështu, Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka bërë të ditur se ka kryer sulme ajrore gjatë natës ndaj objektivave terroriste në Irak dhe Siri pasi nëntë nga ushtarët e saj u vranë në një bazë ushtarake në Irak.

Sipas Ankarasë zyrtare sulmet kishin në shënjestër 29 lokacione, duke përfshirë “shpellat, bunkerët, strehimoret dhe instalimet e naftës” që i përkasin Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe milicisë së Njësive të Mbrojtjes së Popullit (YPG), të cilat Turqia i konsideron të dyja si grupe terroriste.

Turqia ka nisur një fushatë të gjatë kundër PKK-së, një grup i konsideruar gjithashtu nga pjesa më e madhe e Perëndimit – përfshirë Britaninë e Madhe dhe SHBA-në – si një organizatë terroriste.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›