E Martë, 3 Nëntor 2026

William Lai, rivali i egër i Pekinit fiton zgjedhjet. Bëhet president i Tajvanit

William Lai i Partisë Demokratike Progresiste (DPP) do të jetë presidenti i ardhshëm i Tajvanit pasi rivali i tij opozitar, Kuomintang, pranoi humbjen.

Lai është etiketuar si problematik nga ana e Kinës e cila paralajmëroi tajvanezët të mos votonin për të, ndërsa kandidati i opozitës kishte premtuar lidhje të ngushta me Pekinin.

Ndërkaq, një parti e tretë, Partia Popullore e Tajvanit mori pjesë në zgjedhje por udhëheqësi i saj pranoi për president William Lai.

Tajvani është ishull demokratik, por Kina ka pretendime territoriale, ndërsa vendi nuk ka njohje tërësisht ndërkombëtare.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›