E Diel, 1 Nëntor 2026

Turqia ultimatum Izraelit: Kërko ndjesë ose ndërpresim marrëdhëniet


Turqia ka paraljamëruar Izraelin se do të ndërpresë të gjitha marrëdhëniet diplomatike po qe se Izraeli nuk kërkon ndjesë për sulmin ndaj anijeve turke me ndihme për në Gaza, në muajin maj.

Ministri i jashtëm turk, Ahmet Davutoglu, tha se përkeqësimi i marrëdhënieve mund të mënjanohej vetëm po qe se Izraeli e pranonte përfundimin e një hetimi ndërkombëtar në lidhje me vrasjen e nëntë aktivistëve turq në njërën prej anijeve.

Izraeli ka thënë se nuk ka për çfarë të kërkojë ndjesë.

Një zëdhënës i Izraelit tha se se kërcënimet dhe ultimatumet nuk ishin menyra e duhur për të zgjidhur këtë çështje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›