E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqit letër Obamës: Qëndro larg armenëve

Uashington - Turqit që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dërguan një letër Presidentit të ri Barak Obama në të cilën i kërkonin atij të mos ndikohej nga lobi armen. Në letrën e shkruar nga 53 organizata që përfaqësojnë komunitetin turk thuhet se pranimi i një anshëm i kësaj, duke mos marrë parasysh vlerësimet e historianëve, do të ishte edhe një padrejtësi e madhe por edhe do të kishte pasoja të padëshirueshme në rajon.

Në letër u përmend edhe fakti se Armenia nuk e ka pranuar ende propozimin e Turqisë për krijimin e një komisioni ndërkombëtar të përbërë nga historianë dhe specialistë. Aty shkruhej se punime të tilla janë mënyra më e mirë për të nxjerrë në pah të vërtetën dhe për të arritur në një kompromis.

Turqit dhe armenët të cilët për nga ana kulturore janë pranë njëri-tjetrit, me qindra vjet kanë jetuar në paqe dhe në lidhje me historinë nuk duhet të marrin vendim parlamentet apo qeveritë të cilat as nuk janë palë e problemit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›