E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjatet mandati i vëzhguesve në Abkhazi

Uashington - Këshilli i Sigurimit i OKB-së votoi dje për të zgjatur me katër muaj mandatin e vëzhguesve të OKB-së që punojnë në rajonin e shkëputur gjeorgjian, Abkhazia. Pesëmbëdhjetë anëtarët e këshillit, përfshi Rusia e cila përkrahë separatistët në Abkhazi, e mbështetën rezolutën. Mandati aktual mbaron të dielën. Mandati i misionit u politizua pas luftës së shkurtër midis Rusisë dhe Gjeorgjisë lidhur me një rajon tjetër të shkëputur, Osetia e Jugut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›