Rehn: Qipro, të krijohet një federatë e përbërë
Lefkosha - Oli Rehn, Përgjegjës për Zgjerimin në Bashkimin Evropian ka vizituar Republikën Turke të Qipros së Veriut. Ai u takua me presidentin e Republikës Turke të Qipros së Veriut Mehmet Ali Talat të cilit i tha se bashkimi i Qipros është në interes të të gjithëve. Pas takimit me liderin greko-qipriot Dhimitris Kristofjas, duke kaluar në këmbë Portën Kufitare Lokmaxhë, vizitoi zonën e çarshisë historike në Republikën Turke të Qipros së Veriut.
Më pas Oli Rehn u takua edhe me Presidentin e RTQV, Mehmet Ali Talat dhe Kryeministrin Ferdi Sabit Sojer. Rehn organizoi një konferencë shtypi në zonën tampon gjatë të cilës u shpreh se mbështesin krijimin e një federate të përbërë nga dy pjesë e dy shoqëri dhe të bazuar në barazinë politike. Ai tha se zgjidhja e mundshme duhet të jetë në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Evropian.
Olli Rehn theksoi gjithashtu se përpjekjet për bashkim të të dyja palëve japin shpresa dhe kurajë dhe në këtë përpjekje duhen marrë masa për rritjen e sigurisë.