E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqit restaurojnë monumentet islamike

Marrëveshja Projektet do të financohen nga Administrata Turke për Zhvillim dhe Bashkëpunim

Sipas një marrëveshjeje të nënshkruar dje mes Ministrisë së Kulturës, Institutit të Monumenteve të Kulturës, Kryesisë së Administratës Turke për Zhvillim dhe Bashkëpunim e Kryeministrisë së Republikës së Turqisë (TIKA ) dhe Komunitetit Mysliman të Republikës së Shqipërisë, do të restaurohen monumentet e kulturës islamike që gjenden në Shqipëri. Projekti që do të financohet nga TIKA, ka si qëllim të restaurojë objektet e trashëgimisë kulturore historike, sipas projekteve të hartuara nga subjektet e kontraktuar nga TIKA, të miratuara nga Këshilli Kombëtar i Restaurimeve në përpjekje për të rijetëzuar objektet e përzgjedhura. MTKR nga ana e saj do të kontribuojë me mbështetjen institucionale, kapacitete teknike, profesionale dhe administrative për mbarëvajtjen e këtij programi. Synimi i kësaj marrëveshjeje është që trashëgimia kulturore të vihet në funksion të turizmit.

#

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›