Tymi i duhanit merr Kuvendin

Me 71 vota për, 2 abstenime dhe asnjë votë kundër, Kuvendi i Republikës së Kosovës, javën e kaluar miratoi Ligjin për Kontrollin e Duhanit.
Ligjin e miratuan edhe deputetët duhanpirës, të cilët nuk ja ndajnë së piri duhan në ambientet e Kuvendit.
Ashtu siç shihet edhe në foto, shumë deputetë pinë cigare në Kuvend edhe pse ajo është e ndaluar rreptësisht.
Ditën kur deputetët miratuan ligjin, thanë se, me këtë ligj mbrohet shëndeti publik i gjeneratave të tanishme dhe të ardhshme nga pasojat shkatërruese shëndetësore, sociale, ekonomike dhe mjedisore të konsumimit të duhanit dhe ekspozimit ndaj tymit të duhanit.
Me ligjin e ri, ndalohet pirja e duhanit 100 për qind në hapësira publike, hapësira të punës, mjetet e transportit publik dhe në disa hapësira të hapura të përcaktuara sipas këtij ligji./Indeksonline/