E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe Kurti veteran i UÇK-së

Polemikat e shpeshta në mes të liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti dhe atij të PDK-së Hashim Thaçi për luftën dhe UÇK-në iu ka dhënë fund aplikimi i Kurtit për statusin e veteranit.

Kurti ka thënë se shefi i zyrës politike të UÇK-së Adem Demaçi e ka ftuar që ta mbush një aplikacion që kanë punuar bashkë.

“Zotëri Adem Demaçi më ka ftuar që ta mbush një aplikacion që kemi punuar në zyrën e politike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe unë e kam mbushur këtë aplikacion për hir të UÇK-së”, tha Kurti për Standardi.info

Sipas Kurtit përkundër që “shumëkush e ka keq- shfrytëzuar UÇK-në”, ai nuk ka dashur që të rrah gjoks se ka qenë pjesë e ushtrisë.

Ndërsa sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës Faton Klinaku tha se “nuk e di a ka aplikuar”.
Klinaku tha se Kurti në OVL nuk ka qenë anëtarë dhe për këtë nuk vendos kjo organizatë.

“Për statusin e veteranit nuk vendos organizata jonë, vendos Komisioni Qeveritar që është themeluar për këtë punë. Kurti anëtarë te ne s’ka qenë”, ka thënë Klinaku

Redakisa ka provuar që të marr edhe një qëndrim nga Komisioni Qeveritar për identifikimin e veteranëve të luftës, por askush nuk ka dashur të japë përgjigje për këtë çështje.

Ndryshe Albin Kurti ka punuar në zyrën politike të UÇK-së bashkë me Adem Demaçin. Ka qenë edhe i burgosur politikë në kohën e ish- Jugosllavisë dhe udhëheqës i protestave studentore në vitet e 90-ta./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›