E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tymoshenko refuzon ndihmën mjekësore, kthehet në burg

Zyrtarët në qyetetin lindor të Ukrainës, Kharkov, thanë se ish-kryeministrja, Yulia Tymoshenko, është kthyer në burg, pasi ka refuzuar trajtimin mjekësor në një klinikë lokale.

Tymoshenko ishte dërguar në këtë klinikë të premten, për shkak të disa problemeve shëndetësore, por është kthyer në burg pasi, siç kanë thënë zyrtarët, ajo “kategorikisht” e kishte refuzuar trajtimin.

Mjekët perëndimorë, te cilët kishin kontrolluar ish-kryeministren ukrainase, kanë thënë se ajo kishte shprehur shqetësim se do të helmohej nëse do te dërgohej në ndonjë spital në Ukrainë. Mbështetësit e saj thonë se Tymoshenko u dërgua në spital me forcë.

Yulia Tymoshenko është duke e vuajtur dënimin me shtatë vjet burg, për shkak të keqpërdorimit të pozitës. Ajo thotë se dënimi është i motivuar politikisht dhe paraqet përpjekje nga rivali i saj politik, presidenti Viktor Janukovic, për ta heshtur atë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›