Suksesi i Marine Le Pen 'alarmon' Merkelin

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e ka quajtur “alarmuese” shfaqjen e fuqishme të krahut të djathtë në zgjedhjet franceze, pasi që kandidatja Marinë Le Pen mori 18 për qind të votave në rrethin e pare, njofton AFP.
"Merkel vazhdon të mbështesë presidentin në detyrë Nikolas Sarkozyn si president të ardhshëm, por do të punojë ngushtë me cilindo që të fitojë në balotazhin e 6 majit”, ka thënë zëdhënësi i saj, Georg Streiter.
“Kjo shifër e lartë është alarmuese, por pres që të zbutet në rrethin e dytë”, ka thënë ai në lidhje me rezultatet e Partisë Fronti Kombëtar, parti kjo anti-evropiane dhe anti-emigracionit.
“Kancelarja vazhdon të mbështesë presidentin Sarkozy” ka thënë ai, duke shtuar se “ajo do të punojë shumë mirë edhe me cilindo president të zgjedhur të Francës”.