E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pheniani kërcënon Seulin me shkatërrim

Ushtria e Koresë së Veriut është kërcënuar se së shpejti do të ndërmarrë aksione speciale, për të shndërruar në hi disa pjesë të Seulit, kryeqytetit të Koresë së Jugut, duke akuzuar qeverinë konservatore në Seul se ka fyer kryesinë e Koresë së Veriut.

Pheniani ka tashmë disa muaj që po përdorë një retorikë tejet të ashpër kundër presidentit të Koresë së Jugut, Lee Myung Back, duke u kërcënuar me “luftë të shenjtë” për kinse fyerjet në adresë të kryesisë dhe popullit të Koresë së Veriut.

Deri me tani nuk ka pasur incidente, por retorika është ashpërsuar, gjë që ka shtyrë disa vëzhgues të besojnë se janë të mundshme provokimet përgjatë vijës kufitare.

“Aksionet speciale të forcave tona revolucionare do të fillojnë së shpejti, me qëllim që të përballemi me provokimet e pandërgjegjshme të tradhtarëve”, u theksua në kumtesën e ushtrisë, e cila u përcoll nga agjencia zyrtare veri-koreane e lajmeve, KCNA.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›