Jep dorëheqje qeveria e Holandës

Kryeministri i Holandës, Mark Rutt dhe kabineti i tij kanë dhënë dorëheqje, pas dështimit të arritjes së marrëveshjes mbi reduktimin e buxhetit të vendit, kriter ky i kërkuar nga Bashkimi Evropian.
Shërbimi për informim i qeverisë tha se Rutt është takuar me mbretëreshën Beatrix, e cila ka pranuar dorëheqjen e tij dhe i ka kërkuar që të merret me çështjet shtetërore me qeverinë kalimtare.
Rutt pritet t’i adresohet parlamentit, për të diskutuar shkurtimet buxhetore dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja.
Dorëheqja erdhi pasi që Gert Wilders dhe partia e tij e Lirisë, aleati kryesor në qeveri, janë larguar nga bisedimet, që synonin përmbushjen e rregullave të BE-së për deficitin buxhetor.
Pa Partinë e Lirisë, kryeministri Rutt dhe koalicioni i tij i krahut të djathtë nuk e ka më shumicën në parlament.