Rama: Në kuvend për të rrëzuar SHISH-in. Berisha pengon zgjidhjen e krizës
Partia Socialiste do te jete ne kuvend per te votuar kunder ligjit per Shërbimin Informativ Shtetëror, por kjo nuk do te thote sipas kryetarit Edi Rama se ajo po bashkon votat me LSI-ne e cila gjithashtu praktikisht eshte deklaruar kunder draftit. Rama tha se ligji i SHISH-it eshte përgatitur ne menyren me te keqe te mundshme dhe kundërshtimi i tij me vote ne kuvend i kapërcen vendimet politik te selise roze per marredhenie te kushtezuara me parlamentin.
“Ne nuk i bashkojmë votat me askënd. Ne votojmë ashtu sic e shohim ne të arsyeshme në bazë të parimeve dhe vlerave që na bëjnë të quhemi Partia Socialiste e Shqipërisë. ky është një projekt i cili e tejkalon cakun e vendimit tonë politik. Në këtë projekt përfshihen jo vetëm interesa kombëtare, por dhe strategjike dhe cënohen jo vetëm interesat e vendit, por dhe interesat e partnerëve tanë më të mëdhenj; të atyre që e morën Shqipërinë për dore dhe e futën në NATO dhe të cilëve nuk ka burrë në këtë vend që mund t’u përplasë derën duke u krijuar Shqipërisë dhe shqiptarëve një sherr për të cilin jo vetëm nuk janë të gatshëm, por absolutisht të gatshëm të refuzojnë këdo që e krijojnë një sherr të tillë” tha Rama.
Rama foli edhe per ngercin politik ne vend ndersa akuzoi kryeministrin Berisha se po tenton te zvarrise transparencen e zgjedhjeve. “Receta e zgjedhur nga doktori përsa i takon transparencës duke zvarritur transparencën është po aq e kundërtefektshme se sa receta e zgjedhur për sëmundjen e ekonomisë që shkon duke u thelluar. Përgjegjësinë në të dyja rastet do ta mabjë doktori” tha Rama.
Rama i beri keto deklarata ndersa komentoi raportin me te fundit te FMN-se i cili tha ai paraqet te njetat shqetësime per situaten ekonomike ne vend ashtu sikundër ka bere edhe opozita.
Bledian Koka