E Shtunë, 31 Tetor 2026

U-19 starton me Angli-Shqiperi

Kuqezinjte 19-vjeacre te Shqiperise qe drejtohen nga trajnri Ramadan Shehu dhe zevendesi i tij Tan Mehmeti kane mberritur prej dy ditesh ne Belgjike aty ku do te luajne tre ndeshje ne kuadrin e Eliminatoreve te Kampionatit Europian te kesaj moshe.
Sipas nje bisede telefonike te zhvilluar me menazherin e FSHF-se qe shoqeron skuadren ne Belgjike Lysjen Nurishmi kombetarja e Shqiperise do te luaje ne kete turne tre ndeshje ne harkun kohor te datave 8 deri me 13 tetor duke pasur perballe kombetaret e Anglise Belgjikes dhe Qipros.

Ne pritje te balalfaqimit te pare me anglezet kuqezinjte shqiptare kane zhvilluar dy seanca stervitore ku e fundit ka qene ajo e ores 14.30 te dites se enjte e cila korespondon me orarin e zhvillit te ndeshjes zyrtare.

Nga sa behet e ditur gjendja e skuadres duket mjaft e mire dhe edhe pse kane perballe nje skuader me emer te madhe ne futbollin boteror stafi teknik e ka pergatitur skuadren jo vetem ne aspektin tekniko-taktik por edhe ate psikologjik me synimin per te dhene me te miren e duhur ne kete ballafaqim.

Angli-Shqiperi per U-19 do te luhet ne oren 14.30 Stade de la Cite de lOie Vise te Belgjikes nje stadium ky mjaft cilesor ku zhvillohen edhe ndeshje te rendesishme nderkombetare per skuadren perfaqesuese belge.

Tekniku Shehu akoma nuk e ka bere te ditur zyrtarisht formacionin e pare por sipas Nurishmit ai do te dale nga kontigjenti kuqezi qe ka udhetuar ne Belgjike

Mario Mema Kushtrim Abdullai Klejdi Branica Hamel Hoxha Antonio Marku Jurgen Kulli Ledion Muca Edon Hasani Florind Bardulla Eni Imami Albi Kuci Vasil Shkurtaj Francesko Tirana Ariel Shtini Xhuliano Pula Renald Shehu Francesko Jazexhiu Emiliano Musta Ledion Muca.

Gjithnje sipas informacioneve te marra nga kampi kuqezi ne Belgjike dy ndeshjet e tjera kombetrarja e Shqiperise per U-19 ndeshjen e dyte do ta luaje ndaj Belgjikes ne oren 16.30 dhe ate te fundit me date 13 Tetor me Qipron ne oren 19.30.

Dash Frasheri

Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Enjte 07 Tetor 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›