E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuzheja nga spitali Dua nje Shqiperi sulmuese

Trajneri i komanduar Xhemal Mustedanagic duke zbatuar edhe rekomandimin e trajnerit Josip Kuzhe do te hedhe ne fushe nje Shqiperi sulmuese kunder Bosnje-Hercegovines duke synuar shqetesimin e perhershem te mbrojtjes kundershtare dhe balancimin e reparteve ofensive midis dy ekipeve.

Kam vendosur te bej disa ndryshime persa i perket formacionit qe do te jete ne fushe kunder Bosnjes nga minuta e pare - tha ne konferencen e tij per shtyp trajneri i Shqiperise Xhemal Mustedanagic. Shqiperia do te beje nje loje sulmuese pasi kundershtari ben nje loje te hapur dhe na e lejon kete mundesi - shpjegoi ndihmesi i trajnerit Josip Kuzhe i cili do ta ndjeke ndeshjen nga dhoma e tij ne Spitalin Amerikan te Tiranes.

Ka qene vete trajneri Kuzhe ai qe ka vendosur menyren e lojes tone. Ai e di shume here me mire sesa ne te tjeret kete gje. Une jam ndihmesi i tij dhe nuk mund te bej asgje kunder deshires se tij. Reparti me i mire i Bosnjes eshte padyshim sulmi ka raste qe ata sulmojne me 7 lojtare dhe per kete duhet te mos leme shume hapesira - argumentoi Mustedanagic ne ndeshjen e tij te pare nderkombetare si trajner i nje Kombetareje e qe perkon fatmiresisht apo fatkeqesisht me nje ndeshje kunder atdheut te tij Bosnjes.

Ne porte do te jete veterani Arjan Beqaj mbrojtes i majte do te luaje Kristi Vangjeli Armend Dallku dhe Lorik Cana do te jene ne qender te repartit difensiv dhe Ansi Agolli do te luaje ne te djathte. Ne mesfushe do te luajne Andi Lila dhe Gjergji Muzaka dhe me te avancuar do te luajne Klodian Duro dhe Ervin Skela. Erjon Bogdani dhe Hamdi Salihi ashtu si ne ndeshen e fituar kunder Luksemburgut do te jene nga minuta e pare ne sulmin kuqezi.

SHQIPERIA KUNDER BOSNJES

Beqaj
Vangjeli Dallku Cana Agolli
Lila Muzaka Duro Skela
Salihi Bogdani

Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Enjte 07 Tetor 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›