Kapllani: “Teuta do të fitojë dhe ndaj Partizanit”

Kapiteni i Teutës, portieri Xhevair Kapllani pohoi se ekipi i tij pretendon të arrijë fitoren e dytë në kampionat, në ndeshjen kundër Partizanit që do të zhvillohet të shtunën e ardhshme në stadiumin "Niko Dovana" të qytetit të Durrësit. "Në suksesin me Dinamon, grupi funksionoi mirë. Ndeshja me Partizanin është delikate, pasi të dy ekipet pretendojnë për titull. Ndeshja do të jetë e hapur dhe e fortë. Në Durrës duhet të marrim patjetër tri pikët dhe të mos bëjmë asnjë hap të gabuar".
Partizani fitoi me Apoloninë 3-2 në javën e parë të kampionatit, dhe ka 3 pikë po aq sa Teuta që mban vendin e parë falë golaverazhit më të mirë.