E Shtunë, 31 Tetor 2026

Piturka: “Me Shqipërinë shumë e vështirë në Tiranë

Viktor Piturka, trajneri i Kombëtares rumune të futbollit tha se ishte turp që Rumania humbi pikët në favor të Bullgarisë, pas barazimit 2-2 në ndeshjen hapësë të saj në Grupin G kualifikues të Euro 2008.
"Fatkeqësisht ne nuk mundëm ta fitonim ndeshjen që ne e patëm tërësisht nën kontroll. Është një turp që humbëm pikë shumë të rëndësishme për grupin tonë", - u shpreh Piturka gjatë konferencës për shtyp pas ndeshjes me Bullgarinë. "Do të kemi një ndeshje të vështirë me Shqipërinë në Tiranë", -shtoi ai, i cituar nga agjensia rumune e lajmeve Mediafax.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›