E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani fiton 1-0 miqësoren me Lushnjën

Partizani fitoi 1-0 miqësoren me Lushnjën të zhvilluar në stadiumnin "Roza Haxhiu". Golin për ekipin e Neptun Bajkos e shënoi brazilani Alen Kardek në minutën e 52-të. Elezi i Lushnjës humbi një penallti, të pritur nga portieri Shehi.
Trajneri i të kuqve, nuk mbeti shumë i kënaqur nga paraqitja e lojtarëve të tij: "Më duhet ta pranoj se prova që dha ekipi im nuk ishte e mirë. Nuk më pëlqeu mënyra se si lojtarët e interpretuan ndeshjen. Lojtarët nuk kishin iniciativë dhe në disa momente u shfaqën të lodhur".
Partizani fitoi 3-2 me Apoloninë në ndeshjen e parë të Kampionatit, ndërsa në miqësoren e fundit barazoi 0-0 me Besëlidhjen në Lezhë.
Ndeshja e radhës e Partizanit në kampionat është ajo kundër Teutës që fitoi në javën e parë 3-1 me Dinamon në Tiranë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›