E Diel, 1 Nëntor 2026

U-21, Bushati zbardh anti-Azerbajxhanin

Trajneri Artan Bushati zbardhi listën e lojtarëve për ndeshjen e fundit për eliminatoret e Kampionatit Europian 2011, atë kundër në transfertë ndaj Azerbajxhanit, takim që do të luhet më 4 shtator 2010.

Vetëm tre lojtarë luajnë jashtë Shqipërisë: mbrojtësi Hamels Hoxha (Nacional De Madeira), si dhe dy sulmuesit Bekim Bala (Genshlerbirlixhi) dhe Vasil Shkurtaj (Panionos). Bushati ka në vijën e parë edhe Odise Roshin e Flamurtarit, Ardit Shehajn po të Flamurtarit si dhe Bledar Marashin e Laçit. Vllaznia e Shkodrës mbizotëron me gjashtë lojtarë, ndërkohë që në listë është dhe mesfushori i talentuar kavajas, Sokol Cikalleshi.

Në ndeshjen e fundit zyrtare, Shpresat humbën 1-2 me Bjellorusinë, që doli fituese nga “Niko Dovana” falë dy golave të realizuar nga sulmuesi Maksim Skavysh i Bate Borisovit. Golin per Shqipërinë e shënoi Odise Roshi, njëherësh edhe golashënuesi me i mirë i Përfaqësueses U-21 për këtë edicion, 3 gola.

Për Shpresën e drejtuar nga Artan Bushati kjo ishte humbja e pestë në shtatë takime për eliminatoret e Kampionatit Europian 2011 dhe e dyta në katër takime të luajtura në Shqipëri pas asaj me Skocinë (0-1) në “Ruzhdi Bizhuta” të Elbasanit.

Shqipëria pas shtatë ndeshjesh ndodhet në vendin e parafundit me 4 pikë, duke pasur në bilancin e saj: 1 fitore, pikërisht me me Azerbajxhanin (autogol i Marinamonv), 1 barazim me Austrinë dhe 5 humbje (me Skocinë, 2, Austrinë dhe Bjellorusinë, po 2). Grupi 10 kryesohet nga Austria me 14 pikë , Skocia dhe Bjellorusia kanë të dyja nga 13 pikë. Shqipëria e parafundit me 4 pikë dhe Azerbajxhani i fundit me një pikë.

Përpara ndeshjes me Azerbajxhanin, Shqipëria zhvilloi një miqësore me Poloninë e kësaj moshe, ndaj se cilës barazoi 2-2 në “Loni Papuçiu” të Fierit, duke bërë të pavlefshëm dy herë rresht avantazhin e përkohshëm të polakëve. Golat për Shqipërinë mbajnë firmat e Bekim Balës (atëherë te Vllaznia) dhe Odise Roshit të Flamurtarit. Takimi u zhvillua, më 26 maj 2010.

NDESHJET E SHQIPËRISË

Shqipëri-Skoci 0-1
Skoci-Shqipëri 5-2
Shqipëri-Azerbajxhan 1-0
Austri-Shqipëri 3-1
Bjellorusi-Shqipëri 4-2
Shqipëri-Austri 2-2
Shqipëri-Bjellorusi 1-2
Azerbajxhan-Shqipëri 04.09.2010

RENDITJA
Austria 14
Skocia 13
Bjellorusia 13
Shqipëria 4
Azerbajxhan 1

Lista

Portierë
1. Shpëtim Moçka (Flamurtari)
2. Stivi Frashëri (Bylis)

Mbrojtës
3. Roland Peqini (Dinamo)
4. Klodjan Semina (Vllaznia)
5. Arsen Sykaj (Vllaznia)
6. Olsi Gocaj (Vllaznia)
7. Hamels Hoxha (Nacional De Madeira)
8. Alis Baçi (Vllaznia)
9. Rustem Hoxha (Teuta)
10. Alban Çaushaj (Flamurtari)

Mesfushorë
11. Sabien Lilaj(Tirana)
12. Orges Gava (Elbasani)
13. Asion Daja(Dinamo)
14. Sokol Cikalleshi (Besa)
15. Orjon Xhemalaj (Teuta)
16. Haris Dalipi (Vllaznia)
17. Armando Vajushi (Vllaznia)

Sulmues
18. Bekim Bala (Genshibirligi)
19. Vasil Shkurtaj (Panionios)
20. Ardit Shehaj (Flamurtari)
21. Odise Roshi (Flamurtari)
22. Bledar Marashi (Laçi)

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Merkure, 25 Gusht 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›