E Shtunë, 31 Tetor 2026

U-21, Shqipëri 1 – 2 Bjellorusi

Kuqezinjtë e vegjël e gjetën veten në disavantazhin e dy golave që në 36 minutat e para të takimit. Skavish realizoi dy herë në portën e Shpëtim Moçkës në minutat 8’ dhe 36’, duke e mbyllur fraksionin e parë me rezultatin 2-0 për bjellorusët.

Futbollisti i Flamurtarit, Odise Roshi, shkurtoi diferencën në minutën e 76-të, duke e hapur në njëfarë mënyre takimin. Megjithatë, skuadra e Artan Bushatit nuk arriti të bëjë më tepër, duke arkivuar në këtë mënyrë humbjen e pestë në shtatë ndeshje të luajtura në kuadër të eliminatoreve të Euro 2011.

21-vjeçarët shqiptarë renditen në vendin e parafundit në grupin 10 me katër pikë, duke lënë prapa vetëm Azerbajxhanin.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›